Main » 2012 » Shkurt » 2 » A po përkrahet ideja për Bashkimin Kombëtar ?
1:41 PM
A po përkrahet ideja për Bashkimin Kombëtar ?
Ramiz DËRMAKU


Analistë të shumtë në Shqipëri, Kosovë, trojet tjera etnike dhe diasporë për çdo ditë po flasin; në Radio, e televizion, po shkruajnë në mediat e shkruara dhe ato elektronike, se duhet të bëhet bashkimi kombëtar. Por shtrohet pyetja çka po bëjnë liderët tanë ?
> Bashkimi kombëtar është një çështje thelbore dhe esenciale e përpjekjeve të shekullit të kaluar, e sot po depërton, po hynë në mendjet e çdo shqiptari i cili e njeh dhe respekton dinjitetin kombëtar historik. Sot kjo fjalë ka hyrë në shpirtin e çdo shqiptari…, diku më shumë e diku më pakë, varësisht se ku jeton ai-ajo. Ne mediat e shkruara si dhe ato elektronike duhet më tepër të shkruhet e të flitet, si dhe të informohet qytetari me t’mirat dhe sukseset që sjellë bashkimin kombëtar. Duhet treguar qartë dhe ne mënyrë bindëse se cilat janë rrugët dhe mënyrat nëpër të cilat duhet ecur sa më të sigurtë drejtë bashkimit kombëtar. Ne ishim këtu, jemi akoma,… kjo është historia jonë dhe këtu do të qëndrojmë, por së pari duhet të bashkohemi shpirtërisht e pastaj edhe ekonomikisht e materialisht.
Për tu realizuar kjo, pra bashkimi kombëtar, duhet të angazhohen të dy shtetet Shqipëria dhe Kosova, pa i harruar edhe shqiptarët ne trojet tjera etnike shqiptare. Duhet të ulen në një tryezë kokat më të afta të kombit tonë dhe të zgjedhin rrrugën të cilën ne duhet të ecim për realizimin e ëndrrës sonë shekullore pra bashkimin kombëtar. Për bashkimin kombëtar duhet t‘u flitet nxënësve që nga klasët e nalta të shkollës fillore, asaj të mesme, Universitet e deri tek fshatari apo qytetari i thjeshtë. Duhet të flitet në Radio, Televizion, të shkruhet në shtypin tonë ditor, javor apo mujor. Akademikët, Intelektualët duhet të organizojnë ; tubime të shpeshta me popullin, duke filluar nga nxënësit e deri tek të moshuarit. T‘ua spjegojnë popullit të mirat dhe sukseset që na sjellë bashkimi kombëtarë kombit tonë.
Mirëpo, zhvillimet e ditëve të fundit në Republikën e Kosovës tregojnë se nuk ka vend për kënaqësi, dhe kërkohet që kreu i shtetit të Kosovës të angazhohet maksimalisht jo vetëm në evitimin e dukurive negative por edhe për sqarimin e rëndësisë që ka bashkimi kombëtar. Puqi që ndodhi në mes të LDK-PDK. Pastaj burgosja e liderit të AAK-së,z. Ramush Haradinaj ishte një sinjal se gjatë asaj kohe do të ndodhnin ndryshime rrënjësore në politikën e Republikës së Kosovës. Edhe pse Qeveria e Kosovës ,në bashkpunim me presidencën nuk jepnin sinjale direkte por as indirekte se po përgatitej një puqë. AI ndodhi… Në Kuvendin e Kosovës, delegatët tanë diskutonin orë të tëra për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, si dhe gjiganteve të shtetit , diskutohejj për njohje të reja…, në Mitrovicën veriore strukturat serbe bllokonin akset rrugore. Në momentin kur u" hidhërua" –GJARPËRI, filloi ca hapa drejtë institucionalizimit e funksionimit të institucioneve tona, u vra polici i Kosovës, Enver Zymberi, nga kriminelët serbë. U arrestuan 3-4 serbë dhe pas disa dite u liruan. Qeveria jonë me shumë zëvendës kryeministra dhe me shumë ministra , bredhte jashtë Kosovës, thuhej për lobim… Zonja, Clinton, siq u pa kishte ardhur me qëllime të caktuara që të inkurajonte qeveritarët tonë të fillonin bisedimet me Serbinë. Por në anën tjetër ajo ripërsëriti se SHBA-të janë kundra ndarjes së veriut të Kosovës. Ajo ceku se Amerika duhet të jetë pjesëmarrëse në bisedimet shqiptaro serbe me Serbinë. Mirëpo z. Clinton gjatë vizitës në Kosovë, gjatë një debati që pati në Bibliotekën Kombëtare ajo e tha edhe një FJALË të madhe dhe interesante se; "ndryshimi i kufijëve mundë të bëhet me dëshirën e dy vendeve-Kosovës dhe Shqipërisë. Një fjalë e urtë e popullit thotë: " Tupani rrehë për kënd ka veshë". Prandaj shtrohet pyetja ? Athua nuk e kuptuan liderët tanë këtë mesazh, këto porosi apo po i ruajnë postet e tyre ? ! Kërkesat e popullit për bashkim kombëtar po rriten, si në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike shqipëtare ponjshtu edhe në diasporë. Kërkesat e tyre po rriten për çdo ditë, deshën apo nuk deshën liderët tanë. Shqiptarët tani e kanë kupëtuar se bashkimi kombëtar de fakto ka filluar dhe këtë nuk mund ta ndalin askush, pra as liderët. Orvatjet e disa liderëve shtetëror apo partiakë për ta penguar këtë proces natyror janë të kota, ata mund ta ngadalsojnë procesin ebashkimit kombëtar, por ta pengojne asesi. Populli e di se partitë politike andej e këndej kufirit për interesa të mbrapshta ; partiake, personaale, karieriste, miskine, do ta ngadalsojnë këtë proces mirëpo ai do të ecë i sigurt dhe një ditë do të përfundojë siq ka përfunduar edhe ne shumë shtete tjera. Mua më habit fakti se pse shumë liderë shtetërorë, qeveritarë, partiakë po e pengojnë këtë proces natyror ? Partitë e pushtetet shkojnë e vijnë si era, ndersa populli është autoktonë dhe ai merrë vendime se cilin pushtet e donë. Ditëve të fundit po na paraqiten shumë zëra të disa liderëve, akademikëve, analistëve, poetëve me famë botërore se duhet përkrahur dhe ndihmuar procesin e bashkimit kombëtar, por vetë nuk po e jetësojnë ate në praktikë. Mirëpo, edhe partitë politike kanë mundësi ta ndihmojnë procesin e bashkimit kombëtar. Prandaj, sa më parë që liderët partiak ta bindin anëtarësinë e tyre se bashkimi kombëtare është një proces i mirë dhe popullit i sjellë lëvërdi ekonomike, industriale, materiale, etj. Aq më shpejt do të arrihet bashkimi kombëtar.
Views: 225 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus