Plot 729 fjale ka artikulli i Kryeministrit Thaçi botuar në revistën Foreign Policy, prej të cilave, 87 ishin citime direkte të Presidentit Obama. Gërshetimi i servilizmit të autorit me mediokritetin e artikullit, dhe përbuzja e të vërtetës, dhunshëm të sjellin ndërmend gazetat e realizmit socialist.Artikulli është i shkruar me një stil të zhvarrosur nga arkivat e Zëri i Popullit, dhe me një vazhdimësi besnike në karkteristikat e stilit socialist, artikulli është i mbushur me citate. Plot shtatë herë gjendet në artikull – i shprehur në një mënyrë apo një tjetër – togfjalëshi "Ashtu si ka thënë dhe Presidenti Obama”. Shkrimi merr veçanërisht trajta groteske kur Kryeministri Thaçi, në mbyllje të artikullit, citimit final të Obamës i paraprinë me një kërkesë drejtuar lexuesit: të rikujtoj dhe një herë se çfarë ka thënë Obama në lidhje me subjektin e artikullit. Një mbyllje klishe, që nuk ka se si mos të’t kujtoj stilin standard në mbylljet e hartimeve të nxënësve të shkollave te mesme – çdo hartim mbyllej me një citat të shokut Enver.
Plot 729 fjalë të shkruara nga Kryeministri Thaçi vetëm për të thënë se ai e vlerëson në mënyrën më maksimale nismën e propozuar nga Presidenti Obama për ngritjen e një Bordi për Parandalimin e Mizorive në botë. Por, një pjesë të mirë të artikullit Kryeministri Thaçi ia dedikon dhe vuajtjeve të popullit kosovar. Për të qenë sa më korrekt po e risjelli pjesën ku Thaçi i referohet popullit të tij. Midis të tjerash ai shkruan: "…when I think about mass atrocities, the most vivid images that come to mind are those of my own countrymen and women, the Kosovar refugees from the conflicts of the late 1990s…”.
Në një përkthim të shpejt kuptojmë se kur Thaçi mendon për masakra dhe mizori, në mendje i vinë burrat dhe gratë e vendit të tij, "refugjatët kosovarë". Veç se ka një problem madhor me mënyrën se si Kryeministri Thaçi e përdorë termin "kosovar”.
Ka një ndryshim thelbësor se si perceptohet ky term nga shqipfolësit dhe nga te huajt. Për shqipfolësit, deri para shpalljes së pavarësisë termi "kosovar” nënkuptonte ekskluzivisht shqiptarët e Kosovës dhe aspak serbët, goranët, turqit apo pakicat e tjera. Nga ana tjetër, për të huajt, termi "kosovar” nënkupton pa përjashtim të gjitha popullsitë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Artikulli i Thaçit ka për qëllim t’i drejtohet një publiku të huaj dhe rrjedhimisht termi "kosovar" përdoret në kontekstin e huaj.
Por, nëse i referohesh kronikave të kohës, vë re se në mediat e huaja konflikti në Kosovë prezantohet si rezultat i orvatjeve të Milloshevicit për spastrim të "shqiptarëve etnik" (Ethnic Albanians) ose "shqiptarëve të Kosovës" (Kosovo Albanians). Gjithashtu, bombardimi i Serbisë nga NATO justifikohej me faktin se ushtria serbe nuk po tërhiqte ushtrinë jashtë Kosove, dhe nuk po e ndalonte gjenocidin kundrejt "popullatës shqiptare të Kosovës". Rrjedhimisht, Thaçi e anashkalon, ose thënë më mirë, e tjetërson identitetin shqiptar të refugjatëve kur ai i quan ata "kosovar”. Një i huaj që nuk e njeh fort mirë historinë e luftës së Kosovës, "Kosovar refugees” e kupton sikur refugjatë kanë qenë të gjithë yjet e flamurit kosovar.
Kryeministri Thaçi apo këshilltaret e tij e kanë harruar dimensionin "shqiptar” të masakrave te Kosovës. Mbase harresa në këtë rast është bërë me qëllimin e mirë në shërbim të një projektimi më paqësor dhe më shpresëdhënës për të ardhmen e vendit të tyre. Mbase Thaçi me këshilltarët e tij përfaqësojnë ata shqiptarë të Kosovës të cilët dëshirojnë të harrojnë mizoritë e luftës, dhe bashkë me to duan të harrojnë dhe arsyen e pafajshme që ja solli këto mizori: fakti që ata ishin shqiptarë. Me gjithë paragjykimet që mund të sjellë një dëshirë e tillë, duhet ta pranojmë se e drejta për të harruar është një e drejtë njerëzore që nuk mund t’i mohohet askujt.
Në të njëjtën kohe, nuk mund të mohohet se refugjatët dhe viktimat e luftës së Kosovës u bënë të tillë jo sepse ishin "kosovarë” por sepse ishin shqiptarë. Dimensioni "shqiptar” i tragjedisë së Kosovës është i pamohueshëm dhe i pashmangshëm, sepse të pashmangshëm janë emrat shqiptarë në varret e viktimave dhe kujtimet e këqija të refugjatëve.
Në fushëbetejën e Termopileve, 300 spartanë luftuan dhe ranë heroikisht kundër një ushtrie të tërë persiane. Buzë rrugës që përshkon fushëbetejën e dikurshme, në gurë është shkruar: "Kalimtar, shko e thuaj spartanëve se ne vdiqëm sipas ligjit Spartan”. Ky mbishkrim ka mbi 2000 vjet në atë gurë dhe asnjë kalimtari nuk ja ka bërë dora që për interesa të ngushta fjalën "spartan” – që sot është një identitet i zhdukur – ta shndërroj në "grek”, "shqiptar" apo "turk". Askush nuk ka guxuar ta prek me dorë identitetin spartan te viktimave, sepse të bësh një gjë të tillë është t’i vrasësh për së dyti.
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit. Shih të gjitha rregullat për komentim 0
Disqus
Disqus
Like
Dislike
and 7 others liked this.
Logout Add New Comment
Post as Vizitone -wWw.Ks-Dardania.Tk Image Share on: Facebook
Real-time updating is paused. (Resume)
Showing 10 of 13 comments
Boye Collapse
thaqi eshte kosovar i kohes...kur kishte ne lufte profit nga levizja , si te thuassh kassa pra money ,money ato shko e hajde krejt jon pagu me pare, pastaj roli te cilit i u eshte dhene ka qene mbrese lenes .. pozit...por ky nuk e ka kap pushken e te rrin perball shkaut si shume luftetar te denje patriot... sot ky thaq..jep pranon fusnota, mshefje identiteti etj... nuk e ndexhon zerin e patriotav qe rrinin perbal;l shkau pa i lekundur asnji mbretni , ndersa thaqi lekundet sikur thupra ne uje , duke lekund edhe kosoven e duke e pruar vendin ne pozita ku ishte para lufte pra para fillimeve te gjakderdhjes, por prap nen perkujdesjen dhe rendesin e fjales "serbija" dhe ndikimt te saj, ne kosove
nje fjali te mire e ka thene Analisti politik Nexhmedin Spahiu se PMVARSIA E THAQIT KA RA MOTI, MBETET ajo e "Nderkombetarve"
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus