Të rinjtë mund dhe duhet të kontribuojnë pozitivisht në komunitetin e tyre. Ata duhet të inkurajohen që të përfshihen nëvendimmarrjen e ndryshimeve. Me projektet rinore të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi te veprojnë në komunitetet e tyre nëpërmjet aksioneve dhe ideve. Të gjitha institucionet e shtetit, si të pushtetit qendror ashtu edhe atij lokal, duhet t’ju ofrojnë qasje atyre.Në bazë te nenit 1 të Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë thuhet: "Ky ligj ka për qëllim avancimin dhe riafirmimin e vazhdueshëm të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi në zhvillimin e një shoqërie demokratike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror”. Kurse, në nenin 13 të po këtij ligji sigurohet pjesëmarrja e të rinjve dhe ndikimi në procesin e vendimmarrjes në politikat sektoriale në fushën e arsimit, punësimit, shëndetit publik, çështjet sociale, kulturë, sport, ambient, planifikim hapësinor dhe zhvillim rural.
Por, megjithëkëtë institucionet tona nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj rinisë, për shkak se rinia kosovare ballafaqohet me probleme të shumta. Rinia jonë nuk është pjesë e proceseve vendimmarrëse, por përkundrazi ajo rrallëherë përdoret për arritjen e qëllimeve politiko-partiake.
Sipas statistikave në Kosovë, për çdo vit në tregun e punës hyjnë nga 30. 000 të rinj. Në mungesë të strategjisë së qartë të punësimit, të rinjtë me gjithë kualifikimet e tyre profesionale dhe aftësinë e forcën për punë, nuk mund të gjejnë perspektiven e duhur si pasojë e vendeve të kufizuara të punës.
Një karakteristikë për Kosovën është rinia ekonomikisht jo aktive, që paraqet një kërcënim serioz për tregun e punës, e që sjellë pasoja si ekonomike, sociale ashtu edhe individuale për gjithë ata. Shqetësuese është edhe e ardhmja e tyre dhe e familjeve të tyre të reja që priten të krijohen. Për këtë arsye, Kosova duhet të përgatisë objektiva dhe strategji që të zhvillohet tregu i punës në përputhje me objektivat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).
Për fatin tonë të mirë, 50 për qind e popullatës së Kosovës është e re. Ky është një potencial i madh për përmirësimin e jetës në Kosovë duke.
Por, një ndër shkaqet e mungesës së perspektivës tek të rinjtë mbetet mungesa e integrimit dhe e sensibilizimit organizativ e social. Kjo paraqet një demokraci fiktive, sepse vendimet për ta merren nga të tjerët.
Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje është e rëndësishme edhe për risitë që sjellin në mënyrën e të konceptuarit të integrimit. Mundësia e tillë i bënë ata më të interesuar në llogaridhënien e Qeverisë dhe institucioneve të tjera. Pra, kështu jepet një kontribut në zhvillimin e demokracisë.
Për të arritur deri tek kjo, rinia e Kosovës duhet të organizohet që ta ngre zërin në përmirësim e kësaj pozite, e jo të mbetet spektator pasiv dhe pa iniciativë për ndryshime pozitive.
Të rinjtë e Kosovës janë vlerë e madhe për progres dhe si të tillë ata meritojnë mbështetje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus