Main » 2012 » Shkurt » 2 » Politika ose bardh ose zi
1:39 PM
Politika ose bardh ose zi
Shemsi Bunjaku



Zakonisht janë tri lloi qasjesh politike më të theksuarat me të cilat partitë politike godasin me qëllim të mbledhjes se votave nga populli. Është qasja e cila është e bazuar në ndjenja, emocione, thirrje patriotike, nacionalizma e tjera. Pra partit që fitojnë poena politik duke fokusuar në ndjenjat e sovranit.Ka nga ato që besimin fetar kanë qasje bazike. Këto parti bëjnë thirrje sovranit duke u munduar të fitoin poena politik duke fokusuar në etik apo moral, si produkt primar të vetin.Dhe grupi i tret është nga ato parti që qasjen politike e kanë të mbështetur në platforma dhe projekte të caktuara, ku zakonisht bazë kanë llogarit matematikore.Nëpër histori këto qasje politike kanë ateruar nga njëra anë tek tjetra, gjithnjë duke pasur shkak lëvizjet që kanë ndodhur nëpër shoqëriët e ndryshme.Sot shumica e partive politike shqiptare në debatet e tyre politike kanë ndjenjën si qasje bazike. Ato bëjne politik duke u munduar me çdo kusht të krjojnë bindjen te sovrani, ata kundër nesh. Ata e rrezikojnë kurse ne e mbrojmë vendin, ata janë shpiuna kurse ne jemi patriot, ata shkatrrojnë ne ndërtojmë ekonomin, ata nuk rrespektojnë historinë, as kulturën e as rendin shoqëror në të kundërtën nga ne etj.
Shif ngjarjet e sotshme në Kosovë ku lëvizja Vetëvendosia dhe qeveria e Kosovës qëndrojnë në dy anë të kundërta dhe bëjnë politik ndjenjash. Kjo qasja politike e bazuar në ndjenja po krijon amulli, gjithnjë e më shumë po qon kah largimi i ngjashmërive politike.

Pyetja është se a veprojnë partitë politike me vetëdije në mënyrë të till apo është pasoi e trashigimis politike nëpër të cilën kemi kaluar ne si shoqëri? A po keqpërdoren rrethanat nëpër të cilat ka kaluar sovrani shqiptar për të bërë aktivitete fëtimpruese në të mirë të partive të caktuara duke anashkaluar interesin kombëtar.

Ndjenja interes
Kam respekt për ndjenjat e forta patriotike të shqiptarëve ndër shekui. Ndienjat që forcuan vlerat kombëtare nëpër kohë të vështira, kohë kur armiqtë tanë bënin gjithë atë që ishte e mundur për të na zhdukur apo edhe asimiluar. Ishin pikrisht ato thirrje patriotike nga njerëzit e penës dhe pushkës që e mobilizonin popullin kundër armiqësive të egra.

Patriotizmi është i nevojshëm në çdo kohë dhe çdo vend por kriteret sot janë tjera sepse koha dhe rrethanat janë kreit të ndryshme. Në kohërat e shkuara bisedohei për të luftuar armikun sot bisedohet për ndërtim dhe zhvillim e vendit. Është krijua një shprehi të thuhet se ne jemi në mbrojtje të asaj që kërkon sovrani. Dhe më e keqja, pikrisht duke u mbështetur në këtë qasje krijohen ndarje të forta që tejkaloin interesat politike duke prishur dhe rrezikuar edhe interesin kombtar. Është një qasje ku provohet me cdo kusht me thirrë sa ma zhurmëshëm për të tregue vetën se kush është më patriot se tjetri, duke i servir popullit interesat politike të bazuara në ndienja.

Pra problemi i partive politike është pikërisht në qasjen që ato i bëjnë politikes e që është lojë e gabuar duke shfrytëzuar gjendjen jo të volitshme që ndodhet sovrani.
Shoqëria shqiptare gjatë historisë ishte e privuar nga mundësia të shprehet lirshëm dhe të jetë aktiv në formimin e politikave. Andai ndjenjat e sovranit janë të ndijshme. Trashëgimia politike, rrethanat historike dhe aktivitetet ishin të fokusuara më shumë në luftra. Këto rrethana nuk kanë krijuar mundësinë e shprehjes dhe zgjedhjes së lirë, lirshëm andai është e pa dreit keqpërdorimi i ndienjave politike.
Ndienjat në politikë janë të natyrshme dhe të zakonshme edhe në politikat e vendeve të zhvilluara, mirëpo këto ndjenja janë zakonisht të mishëruara me projektet që partitë afrojnë.
Debati politik kur ka për bazë platformat logjike është profesional me një etik të mirëfilltë. Ai nuk është personal, nuk fyen integritetin dhe dinjitetin e individit apo grupacionit të caktuar. Është shumë e zakonshme që konflikti krijon kurreshtjen, e kur konflikti politik pra nuk mundë të llogaritet me shifra matematikor atëherë krijohet ndjenja, ne kundër atyre.
Sovrani, me theks të veçantë një sovran siq është ai shqiptar me një të kaluar të hidhur ku nuk ka ekzistuar debati politik po vetëm pushteti autoritar ka nevoië për qartësi qasjesh politike duke u bazuar në platforma logjike letë të llogaritura. Nuk është e drejtë që politikat shqiptar të vazhdojë në avazin e viktimizimit dhe patriotizmave. Ky është debat i humbur
Views: 274 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus